Udhërrëfyesi i energjisë 2050 i Bashkimit Evropian parashikon një zvogëlim të çlirimeve të gazeve serrë deri në 80% nga nivelet e vitit 1990. Ky objektiv është i rëndësishmë për vendet e Evropës Juglindore si rrjedhojë e përmirësimeve të domosdoshme që duhet të ndërmerren si pjesë e proçesit të anëtarësimit në BE, si dhe detyrimet që vijnë me anëtarësimin e ardhshëm dhe përpjekja e përbashkët për të parandaluar ndryshimin klimatik.