South East Europe

2050 Carbon Calculator

Partnerët dhe Përkrahësit

Ky projekt u bë i mundur në sajë të këtyre organizatave:

PARTNERËT
PËRKRAHËSIT

partnerlogo

Me rreth 25 milionë qytetarë të mundshëm të rinjë të BE-së në Evropën Juglindore, të gjithë konsumatorë të energjisë, energjia është ndoshta një nga çështjet më komplekse me të cilat përballet rajoni. Ajo tani ka ndikime të ndërlidhura me disa fusha, duke përfshirë shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin, veçanërisht duke qene se Evropa Juglindore përballet me liberalizimin e menjëhershëm të tregut në vitin 2015 në një mjedis jo të përsosur të qeverisjes. Programi për Politika të Qëndrueshme të Energjisë së Europës Juglindore  (SEE SEP) është projektuar për të trajtuar këto sfida. Ky është një program shumë-vjeçar qe përfshin shume vende dhe ka 17 partnerë të OSHC-ve nga i gjithë rajoni (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova *, Maqedonia**, Mali i Zi dhe Serbia) si dhe BE. Projekti mbështetet financiarisht nga Komisioni Evropian. Kontributi i projektit SEE SEP do të fuqizojë OShC-të dhe qytetarët për të pasur ndikim të mirë drejt politikave dhe praktikave më të drejta, të pastërta dhe të sigurta drejt së ardhmes energjetike në Evropën Juglindore.